Nje sherr me pasoje nje te plagosur me thike ka ndodhur ne Tirane. Policia njofton se ka ndaluar babe e bir per ngjarjen, por me pas babane e ka proceduar te lire.
Sipas policise, u arrestua në flagrancë shtetasi Helios Tarja, 24 vjeç, banues në Tiranë.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në rrugën e “Dibrës”, së bashku me të atin, shtetasin A.T, 50 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me shtetasin A. B, 32 vjeç, ku gjatë konfliktit shtetasi Helios Tarja, ka plagosur me mjet prerës, lehtë në shpatull, shtetasin A. B, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasi A. T., 50 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale, “Plagosje e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.