INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr me thika në Tiranë/ Plagoset i riu futbollist për motive të dobëta[DETAJE]

Sherr me thika në Tiranë/ Plagoset i riu futbollist për motive të dobëta[DETAJE]

Publikuar më: 18:25 28-03-2019

Disa të rinj janë përfshirë në një konflikt me thika pasditen e sotme në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Institut, ndërsa i plagosur ka mbetur personi i identifikuar si Olsi Meraj, 21 vjeç.

Nga të dhënat e para raportohet se përplasja mes të rinjve ka nisur për një konflikt, që shoku i të plagosurit kishte pasur me një grup tjetër. I plagosuri së bashku me shokun e tij po bënin stërvitje në kohën kur janë afruar një grup tjetër djemsh, të cilët më pas janë përleshur e për pasojë ka mbetur i plagosur 21-vjeçari, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË

“Rreth orës 16:50 në rrugën “Taulantët”, gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi I. M., 21 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia po punon për kapjen e autorit”, njofton policia.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773