INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr mes bandave në burg, shqiptarët përleshen me marokenët. Plagosen 2 policë

Sherr mes bandave në burg, shqiptarët përleshen me marokenët. Plagosen 2 policë

Publikuar më: 08:33 30-07-2018

Përleshje mes shqiptarëve dhe marokenëve në një burg në Rimini të Italisë. Sherri mes dy grupeve ka ndodhur në burgun ‘Casetti’ në Rimini. Mediet italiane raportojnë se bandat janë përleshur mes tyre për motive që ende mbeten për tu saktësuar nga policia. Përleshja nisi gjatë celebrimit të meshës në orët e paradites së të dielës. Situata u bë problematike dhe menjëherë ndërhyri policia. Nga përleshja mbeten të plagosur dy efektivë të policisë të cilët u dërguan në spital për të marr ndihmë mjekësore, ndërsa të dënuarit e plagosur janë mbajtur në spitalin e burgut. "Nga viti 2016 deri në 2017 agresionet dhe përleshet në burgje janë rritur ndjeshëm, duke shkuar nga rreth 8500 në mbi 9500. Është gjithnjë e më e nevojshme dhe urgjente të rishikohet organizimi i brendshëm i burgjeve dhe të punësohet më shumë staf në burg"-deklaron sindikata “Sappe”.

Article Logic
Execution time: 0.0024480819702148