INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr mes dy këngëtareve? Olta Boka rrëfen më në fund se si qëndron e vërteta: E vështirë të gjesh miq të mirë [FOTO]

Sherr mes dy këngëtareve? Olta Boka rrëfen më në fund se si qëndron e vërteta: E vështirë të gjesh miq të mirë [FOTO]

Publikuar më: 21:17 17-03-2019

Olta Boka dhe Kejsi tola kanë qenë kryefjala e portaleve këtë javë, për shkak të deklaratave që ato të dyja kanë dhënë për njëra-tjetrën. Kejsi u pyet se cila është njëra nga vajzat e showbizit, e cila përpiqet por nuk i ndrit që nuk i ndrit ylli. Duke mos ditur se çfarë emri të thoshte, Kejsi u mendua pak dhe tha emrin e Olta Bokës. E ftuar në emisionin ‘Thumb’, Olta ka folur për këtë deklaratë të Kejsit dhe raportin aktual që kanë .

‘Pavarësisht deklaratës së Kejsit, absolutisht e kuptova. I vetmi gabim që mendoj unë që mund të ketë bërë, mund ta kishte justifikuar alternativën duke thënë: Ej shiko se do më kuptoje!’, është shprehur Olta.

Këto deklarata janë përkthyer në media si një krisje në miqësine e dy këngëtareve. Duke marrë shkas nga këto deklarata nëpër media, ka reaguar Olta Boka, e cila ka postuar disa foto me Kejsin Tolën dhe ka sqaruar më në fund sesi qëndron e vërteta e këtyre thashethemeve.“Duke uruar të keni kaluar një të dielë të këndshme, dua t’i jap fund njëherë e mirë (pa u bërë e bezdisshme) lajmit mbi marrëdhënien me mikeshën time shumë të mirë @kejsitola. Edhe pas prononcimit tim, shoh në disa portale, interpretime që nuk kanë transmetuar atë që kam thënë dhe ndodhur në të vërtetë! Së pari, e kam mirëkuptuar me shumë sportivitet përgjigjen e @kejsitola në emisionin “Shiko kush Luan” dhe mendoj që kam bërë atë që çdo mikeshë e ka për detyrim moral të bëjë, marrë shkak mbi të gjitha nga një LOJË! Së dyti, qëllimi im për sa i përket “justifikimit të pergjigjes” që mund të pasohej pas thënies së emrit tim në lojë, nuk duhet të ishte kurrësesi për të më sqaruar mua (sepse kuptohet që se kisha aspak të nevojshëm një sqarim), por për të shmangur pikërisht këtë tymnajë dhe lumë interpretimesh dhe pikëpyetjesh mbi miqësine tonë! Kështu, do të ishin sqaruar të gjithë ata që dyshuan mbi raportet tona dhe nuk do të ishte kaq e nevojshme të sterhollohej një LOJË nga e cila për qëllim ka argëtimin, të cilin e shijova njësoj dhe vete! Më vjen realisht keq që u bëmë pjesë e një situatë jo fort të këndshme për të dyja ne, ku mbi të gjitha nuk e kuptoj tendencën dhe sigurinë që kanë portalet për të dhënë një realitet ndryshe të marrëdhënies sonë. Sot është e vështirë të gjesh miq të mirë rreth vetes, ndaj jam me fat që kam @kejsitola pranë meje!”, ka shkruar Olta Boka.

View this post on Instagram

Duke uruar te keni kaluar nje te diele te kendshme, dua ti jap fund njehere e mire (pa u bere e bezdisshme) lajmit mbi marredhenien me mikeshen time shume te mire @kejsitola. Edhe pas prononcimit tim, shoh ne disa portale, interpretime qe nuk kane transmetuar ate qe kam thene dhe ndodhur ne te vertete! Se pari, e kam mirekuptuar me shume sportivitet pergjigjen e @kejsitola ne emisionin “Shiko kush Luan” dhe mendoj qe kam bere ate qe cdo mikeshe e ka per detyrim moral te beje, marre shkak mbi te gjitha nga nje LOJE! Se dyti, qellimi im per sa i perket “justifikimit te pergjigjes” qe mund te pasohej pas thenies se emrit tim ne loje, nuk duhet te ishte kurresesi per te me sqaruar mua ❌(sepse kuptohet qe se kisha aspak te nevojshem nje sqarim), por per te shmangur pikerisht kete tymnaje dhe lume interpretimesh dhe pikepyetjesh mbi miqesine tone! Keshtu, do te ishin sqaruar te gjithe ata qe dyshuan mbi raportet tona dhe nuk do te ishte kaq e nevojshme te sterhollohej nje LOJE nga e cila per qellim ka argetimin, te cilin e shijova njesoj dhe vete! Me vjen realisht keq qe u beme pjese e nje situate jo fort te kendshme per te dyja ne, ku mbi te gjitha nuk e kuptoj tendencen dhe sigurine qe kane portalet per te dhene nje realitet ndryshe te marredhenies sone.??‍♀️ Sot eshte e veshtire te gjesh miq te mire rreth vetes, ndaj jam me fat qe kam @kejsitola prane meje!

A post shared by O L T A B O K A (@oltabokaofficial) on

Të njëjtën deklaratë e ka postuar edhe Kejsi Tola duke iu dhënë fund aludimeve se mes tyre ka një krisje në shoqëri. Pra, Kejsi dhe Olta vazhdojnë të jenë ende mikesha shumë të mira dhe ne na vjen mirë për këtë.

Article Logic
Execution time: 0.0043821334838867