IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Sherr mes gazetarëve sportiv! Plas 'bomba' tek Supersport, Ilda Bejleri largohet pas 11 vitesh nga ‘Digitalb’ [FOTO]

Sherr mes gazetarëve sportiv! Plas 'bomba' tek Supersport, Ilda Bejleri largohet pas 11 vitesh nga ‘Digitalb’ [FOTO]

Publikuar më: 08:26 24-07-2019

Ilda Bejleri padyshim është një nga gazetaret sportive me karrierën më të gjatë në televizion,si dhe një imazh shumë i rëndësishëm i kompanisë “DigitAlb”.

Së fundmi, disa burime për “Newsport” kanë treguar se rrugëtimi i gazetares prej 11 vitesh në kompaninë “Digitalb”, me sa duket po i vjen fundi dhe arsyeja për këtë është një debat me Dritan Shakohoxhën, për shkak të protagonizmit të të dyve në “Supersport”.

Dyshja ishin të ftuar dhe në emisionin “E diell” ku ata u panë shumë të qeshur dhe nuk u vendos re tensioni që kishin mes tyre, por disa burime pranë dyshes kanë treguar se jashtë kamerave çështja është e shumë ndryshe dhe e acaruar.

Megjithatë burimet tregojnë se prej kohësh Ilda ka diskutuar me mikeshat e saj largimin nga “Digitalb”, për shkak të debatit me komentatorin e njohur, ku nuk dihet arsyeja e këtij debate.

Sipas “Newsport”, pritet që ky vendim të bëhet zyrtar, pasi të dyja palët e kanë mbyllur bashkëpunimin.

-640-0-5d377751d06aa.jpg

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541