Një grindje e nisur mes gjimnazistëve ka përfunduar me lëndimin e dy nxënësve. Sipas të dhënave të policisë ngjarja ka ndodhur në gjimnazin “Janaq Kilica”, në Fier, ku shkak për nisjen e sherrit duket se është bërë konsumimi i pijeve alkoolike. Pasi kanë debatuar mes tyre nxënësit kanë filluar të qëllohen me grushta dhe si rezultat kanë mbetur të lënduar dy prej tyre. Personat e plagosur u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetën. Të pyetur nga policia dëshmitarët e ngjarjes ku deklaruan se shkak i sherrit midis nxënësve ishte gjendja e dehur e tyre. Një gjë të tillë e konfirmuan edhe mësuesit, të cilët pohuan se nxënësit kishin konsumuar pije alkoolike me rastin e ditëlindjes së një shoku të tyre. Më pas në gjendje të dehur nxënësit kanë debatuar në oborrin e shkollës dhe kanë filluar të qëllojnë me grushta njëri-tjetrin. Gjithashtu bëhet me dije se nga zënka është goditur me grushta edhe roja i shkollës, pasi kishte ndërhyrë për të ndarë gjimnazistët.