INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr mes Kanye West dhe Kriss Jenner? Të gjitha i sqaron kjo e fundit me këtë postim [FOTO]

Sherr mes Kanye West dhe Kriss Jenner? Të gjitha i sqaron kjo e fundit me këtë postim [FOTO]

Publikuar më: 08:37 25-04-2018

Kanë qenë burime të ‘People’ ata që kanë përhapur lajmin se Kanye nuk kishte marrëdhënie aspak të mirë me disa nga njerëzit e afërt. Njëra prej tyre ishte edhe vjehrra e tij, Kriss Jener.

“Ai ka patur shumë zënka me Kris-in. Ajo mendon se Kanye është i çrregullt dhe për momentin është shumë e shqetësuar për markën e Kim-it. Kris po përpiqet të jetë një vjehrrë e mirë, por ai ka shpërthyer edhe ndaj saj. Janë të gjithë të shqetësuar, shumë të shqetësuar”, tregojnë burimet për “People”.

Ndërkohë thuhej edhe se Kim po mundohej shumë që të rregullonte gjërat mes tyre. Por ka qenë vetë mamaxherja Kriss ajo e cila me anë të një postimi të bërë së fundmi në Twitter, ka sqaruar gjithçka. Duke bërë share lajmet nga “People’ ajo i ka quajtur të gjitha gënjeshtra.

setgertyrdy.png

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047