Kim Kardashian shpesh është përballur me kritika të shumta, por këtë herë duket se është sulmuar keq. Ajo ka nisur një debat publik me modelin e njohur Tyson Beckford, i njohur edhe për punën e tij me Ralph Rauren. I gjithë debati nisi nga një koment i modelit mbi veshjen e Kim Kardashian për shfaqjen e saj në Jimmy Kimmel Live.
“Më vjen keq, por nuk më intereson fare sinqerisht. Ajo s’është e vërtetë. Doktorët e kanë dreqosur punën tek vithet e saj në anën e djathtë.”
Nuk ka munguar as komenti i Kimit e cila nuk e injoroi aspak, por iu kundërpërgjigj: “Motër, të gjithë e dimë që nuk të intereson”, shkroi Kim-i duke e quajtur modelin ‘gay’.
Por replika e modelit me siguri e ka lënë pa fjalë Më pas, erdhi një kundërpërgjigje nga ana e modelit që nisi me një koment drejtuar faqes @TheShadeRoom, ku theksonte se mendimi i tij për gratë që bëjnë operacione plastike është po njësoj.
"Gjithmonë do të zgjedh një Beyonce mbi gjithë të tjerat", përfundoi ai.