INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr mes  Olti Currit dhe  ish banorit të BB [FOTO]

Sherr mes Olti Currit dhe ish banorit të BB [FOTO]

Publikuar më: 20:09 04-04-2017

Një reality show i tillë nuk mund të kalonte pa debate madje edhe sherre. Këtë herë sherri ka nisur mes Olti Currit  dhe ish banorit që u përjashtua  që në ditët e para nga Big Brother, Indrit Murati. Ky i fundit ka publikuar në portalin ku është kryeredaktor, disa mesazhe ku e tregonin opinionistin Curri si person që kishte marrë rryshfet (dhurata) për të favorizuar Damianon aty brenda. Reagimi i Oltit ka qenë i menjëhershëm me anë të një statusi në faqen e tij ku sqaron se gjithçka është sajesë e ish banorit dhe personave që kanë dërguar bisedën e stisur në WhatsApp.

“Hapen audicionet per BB 10, banoret qe duan te hyjne duhet te sjellin tek une : pula fshati, veze pate, gjize pa kripe, byrek me qumesht dhe fruta te stines, si shporta me fiq, kumbulla ose qershi...??

Nesje dua ti them publikisht Indritit qe ka portalin shqiperiaime. al (ai sajoi lajmin qe Damjanua me paskerkesh dhene leke, qe mortja qe nuk me dha) qe une nuk merrem me audicione ne Big Brother sepse llogjikisht nuk mund te fus ne loje banore, qe kur te dalin ti "masakroj" ne Fan Club, se normalisht banoret do me ktheheshin : po ti vete na zgjodhe ne audicion pse na kritikon?
Por bera ca hetime edhe mesova se :
Indriti siç mesova nga stafi BB nuk eshte pranuar ne Big Brother per shkak te partneres se tij qe u terhoq ne moment te fundit dhe nuk di pse eshte kapur me mua!!!
Nga ana tjeter eshte edhe nje vajze qe nga informacionet qe sjellin ndjekesit e faqes time ne inbox nuk e di sa e vertete eshte, mesova quhet Klaudia dhe ka dashur te emigroje ne Suedi sepse ka pasur probleme me drejtesine per trafik femrash , por mesa duket Damiano e ka zbuluar edhe i ka dhene duart .
Indriti dhe Klaudia per inat te vjehrres (Damianos) vijne edhe i shurdhojne trapin mullixhiut (mua)...duke sajuar sms apo whatsapp. Te dy jane njohur ne facebook ku Damiano eshte i famshem per videot ne fq Anabel. 
Damianon dhe Klaudian i kam takuar ne dy restorante, ku folem u pershendetem, foto gjera dhe te them te drejten kshu nga jashte mu duken çift pellumbash.
Vetem se ja kane futur kot me planin e tyre qe gjoja me kane dhene leke, sepse ne Fan Club nuk ka fitues, gara behet ne BB.
Pooooooor duhet te pranoj se derrat e BB i poqa dhe i hengra une..' shkruan ai.

olti_1.png

Pas kësaj Indriti nuk i ka rezervuar fuerjet ndaj Olti Currit si në kiment ashtu edhe në një status dedikuar posaçërisht atij. “Po zgjedh ti pergjigjem me ane te ketij statusi tentatives se deshperuar te Olti Curri per te hedhur balte mbi emrin tim.
Bucko,
Qe ty te pelqen gjiza pa kripe, fasulet me spec djeges, apo mjalti me arra dhe kos fshati, per kete nuk e ve dot doren ne zjarr per sa kohe s'te njoh as kam ndonje shok te perbashket me ty. Por qe te pelqejne parate, drekat e peshkut dhe dhuratat e shtrenjta kete jam i detyruar ta besoj pasi me jane vene dispozicion fakte te pa kundershtueshme.
Qe ti ke dore te fusesh dhe te mbash njeri ne shtepine e Big Brother apo jo as kete nuk e di, por faktet e pa kundershtueshme me vjen keq te te them se te implikojne dhe te zhysin deri ne gryke.
Meqenese ti dyshoke ne vertetesine dhe origjinalitetin e materialeve te cilat une disponoj, te garantoj qe do te sigurohem te dale e verteta ne shesh dhe nese jane te manipuluara apo montuara organet kompetente do thone fjalen e tyre.
Mik i panjohur, ka dhe dicka tjeter te cilen mbase publiku nuk e di.Nuk e mbajta dot te qeshuren kur perpara disa oreve prane redaksise tone kane mberritur edhe materiale ku provojne shantazhin dhe kercenimet e tua mbi personin qe denoncoi kete afere tenden ku ti favorizon nje banor te Big Brother ne kembim te parave dhe dhuratave. Une e di qe ti kurre nuk do mundeshe te vrisje qofte edhe nje mize me brishtesine qe te karakterizon, por me vjen keq te te them se degjova qe kete here denoncuesja nuk e ka ne plan te te toleroje dhe i eshte drejtuar organeve kompetente. Ne kete rast bucko, u perpoqa te te ndihmoj duke e keshilluar te mos e beje dhe i thashe qe "Olti Curri te ha k**in" se per gje tjeter nuk eshte i afte. Shpresoj te te kem ndihmuar sado pak.
Pac fat!

 indrit_1.png

 

indriti_2.png

Article Logic
Execution time: 0.0040278434753418