INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr mes Rihannas dhe  Aezalia Banks. I poston numrin e telefonit këngëtares në Instagram [FOTO]

Sherr mes Rihannas dhe Aezalia Banks. I poston numrin e telefonit këngëtares në Instagram [FOTO]

Publikuar më: 16:27 30-01-2017

Pas Jennifer Lopez, edhe një tjetër rivale për Rihannan.

Sherri më i fundit në showbiz është ai mes Rihannas dhe Aezalia Banks. Këngëtarja dhe reperja kanë shpërthyer  me komente kundër njëra-tjetrës. E gjitha kjo ka nisur pasi Rihanna ka kritikuar ashpër vendimin e Presidentit Trump për ndalimin e njerëzve nga shtatë vende të ndryshme myslimane që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

“E neveritur! Lajmi është shkatërrues! Amerika është duke u shkatërruar drejtë para syve tanë! Çfarë duhet një derr imoral për të zbatuar BS tillë !! ” ka postuar Riri në Twitter. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Azealia Banks e cila ka përdorur rrjetet sociale për t’iu kundërpërgjigjur këngëtares nga Barbados.

 “Sa i përket Rihannas, e cila nuk është shtetase dhe nuk mund të votojë,  dhe gjithë pjesa tjetër e të famshmëve që janë duke përdorur ndikimin e tyre për të ndezur publikun,ju seriozisht duhet të mbyllni gojën dhe të uleni aty ku jeni. Ndaloni së qortuari presidentin. Është diçka e trashë dhe patetike për t’u parë. Të gjithë këta njerëz të hutuar po i bëjnë edhe njerëzit e tjerë të hutuar”, shkruan ajo.

Më pas, diskutimi mes dy këngëtareve ka vazhduar me biseda online ndërkohë që Banks guxoi dhe publikoi numrin e telefonit të Rihannas në Instagram.

j_jnmnji.png

Reagimi i Rihanas ka qenë tepër ironizues. Ajo poston një foto të sajën ku shkruan: “fytyra e një emigranteje”.

mnbhj.png

Reagimet mes vajzave duket se nuk do të mbarojnë me kaq pasi Aezalia i kërkon Ririt ta vazhdojë lojën. 

fghtght.png

tutyujh6.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109