Petrit Nikolli është ekzekutuar me armë zjarri në Itali. Mësohet se 45 vjeçari ishte rezident prej disa kohësh në Itali është vrarë gjatë natës në qytetin e Riminit.
Shqiptari është qëlluar me pistoletë nga një makinë, ndërsa plumbi mësohet se e ka kapur në qafë. Mësohet se menjëherë pasi e kanë qëlluar për vdekje 45 vjeçarin, autorët e vrasjes janë larguar me shpejtësi.
Sipas policisë italiane, vrasja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, ndërsa autori i saj është arrestuar disa orë pas ngjarjes në Milano. Identiteti i autorit ende nuk është bërë i ditur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.00 të një nate më parë në provincën e Riminit përballë restorantit “Cavalieri spiaggia”.
Shqiptar Petrit Nikolli është baba i 3 fëmijëve dhe ishte në pritje të fëmijës së katërt.