INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr mes të rinjve. 23-vjeçari qëllohet me kaçavidë, në gjendje të rëndë shëndetësore [EMRI]

Sherr mes të rinjve. 23-vjeçari qëllohet me kaçavidë, në gjendje të rëndë shëndetësore [EMRI]

Publikuar më: 19:45 10-11-2018

Një ngajrje e rëndë ka ndodhur në Bilisht ku një djalë i ri ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një sherri. Policia ka bërë me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 16.00, në qytetin e Bilishtit shtetasi Gevi Osmanllari, 21 vjeç, banues në Bilisht, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të fortë (kaçavidë) shtetasin B.L, 23 vjeç, banues në fshatin Kuç i Zi, i cili është transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”, bënë me dije burimt zyrtare nga Policia e Korçës.

Gjatë konfliktit, ka marrë dëmtime fizike edhe autori i dyshuar i ngjarjes, i cili pas ndihmës mjekësore ndodhet në Komisariatin e Policisë Devoll, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, raporton policia.

Article Logic
Execution time: 0.0033998489379883