Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Burrelit. Dy të rinj janë konfliktuar me njëri tjetrin, duke nxjerrë më pas armët.
Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë konfliktit mes shtetasëve O.D dhe E.C, në debat e sipër dyshohet se shtetasi O.D, ka qëlluar me armë, ku për pasojë është plagosur aksidentalisht dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi M.M, 20 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin.
Policia ka shpallur në kërkim të dy shtetasit O.D dhe E.C, ku po ushtrojnë kontrolle me qëllim gjetjen dhe arrestimin e tyre.