INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr mes të rinjve, plagosen me thikë dy persona

Sherr mes të rinjve, plagosen me thikë dy persona

Publikuar më: 09:44 23-12-2017

Dy shtetas kanë mbetur të plagosur në Gramsh si pasojë e një konflikti për motivet ë dobëta.

Menjëherë në vendngjarje ka arritur policia e cila ka vendosur në pranga Bledar Kumria, 31 vjeç banues në fshatin Pishaj Gramsh dhe Eni Dollani, 26 vjeç banues në fshatin Pishaj Gramsh.

Arrestimi i tyre, u bë pasi në fshatin Bersnik të Njësisë Administrative Kodovjat Gramsh për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasin Erind Berbiu dhe dyshohen ta kenë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Gjithashtu, nga efektivat e policisë është bërë arrestimi i Erind Berbiu, 31 vjeç banues në fshatin Kodovjat Gramsh, pasi në konflikt e sipër dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë (thikë) Eni Dollanin duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Të dy shtetasit, ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396