Tifozët e Liverpoolit, njihen si një ndër tifozëritë më të zjarrta në botë, dhe aty ku ka tifozë anglezë gjithmonë ndodhin incidente. Incidenti i rradhës është disa minuta para fillimit të finales së Ligës së Evropës mes Liverpoolit dhe Sevilias. Tifozeritë rivale u përleshën me grushe e sende të tjera të forta para nisjes së takimit. Për pak minuta stadiumi St Jakob Park, u shndërrua në një arenë lufte, por çdo gjë përfundoi pas ndërhyrjes së policisë.