INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr mes tyre? Dafina flet për herë të parë publikisht për Elvana Gjatën

Sherr mes tyre? Dafina flet për herë të parë publikisht për Elvana Gjatën

Publikuar më: 20:45 26-04-2017

Përveç se dy bukuroshe, ato janë edhe dy nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare, suksesi i të cilave po ndërkombëtarizohet tashmë. Por si mund të jetë marrëdhënia e dy këngëtareve? S’mund t’i quajmë as mike, por as rivale. Në disa portale është publikuar një shkrim, ku flet për rivalitetin e supozuar mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit, por kjo e fundit në një prononcim për lajmi.net, ka folur për herë të parë për këtë “sherr” por edhe për marrëdhënien me kolegët e tjerë.

 “Unë asnjëherë nuk i kam parë kolegët e mi si konkurrentë dhe nuk kam pasur asnjëherë xhelozi ndaj tyre, gjithmonë kam menduar se jemi të gjithë të veçantë në mënyra tona, kam kolege që më flasin por kam edhe kolege që nuk më flasin. Këto gjëra janë normale në shoubiz por unë jam ‘cool’ me të gjithë dhe iu urojë gjithmonë sukses të gjithëve. Duhet me qenë të lumtur me vetveten dhe punën që e bëjmë pastaj me nda këtë dashuri që e kemi për muzikën dhe t’i mbështesim të tjerët. Elvana është artiste e kompletuar dhe i dëshiroj sukses në tregun ndërkombëtar, ashtu siç i kam uruar Rita Orës, Era Istrefit dhe Dua Lipës”, është shprehur Duffye. 

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992