Duket se Donald Trump nuk u ndahet telasheve me gratë.
Ivana ish gruaja e manjatit e konsideroi veten, "Zonja E Parë" e Donald Trump.
Por një deklaratë e tillë duket se nuk i ka pëlqyer aspak Melania Trump bashkëshortes aktuale të Presidentit amerikan.Gjatë një interviste ish-gruaja e manjatit, Ivana tha se kishte linjë direkte kontakti me Shtëpinë e Bardhë, “Jam gruaja e tij e parë! Jam 'First Lady”, ishin fjalët e saj.
Nuk ka vonuar reagimi i Melanias, e cila i konsideroi komentet e ‘rivales’ një përpjekje për të tërhequr vëmendjen. Ivana u martua me Donald Trump në 1977, por u divorcua në vitet ‘90 për shkak të lidhjes së Trump me Marla Maples, gruaja e tij e dytë. Ivana dhe Donald Trump kane tre fëmijë, Donald Jr, Ivanka dhe Eric Trump.