INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr në Borsh/ 7 të rinj masakrojnë njëri-tjetrin me thika, humb jetën njëri prej tyre [FOTO]

Sherr në Borsh/ 7 të rinj masakrojnë njëri-tjetrin me thika, humb jetën njëri prej tyre [FOTO]

Publikuar më: 07:55 26-07-2017

Shtatë është numri i personave që janë përfshirë në sherrin e ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme në Borsh të Himarës, ku si pasojë ka ndërruar jetë një 31 vjeçar dhe janë plagosur tre të tjerë.

Viktima e vetme e një sherri me thika që ndodhi në mesnatë në Borsh është 31-vjeçari Premtim Bega. Nga profili i tij në Fb dhe nga fotografitë e publikuara, ai shkruan se banon në Borshin e vjetër; ka kryer shkollën e kulinarisë dhe punon si kuzhinier.

Ndër të plagosurit, 24-vjeçari E.O. raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dëshmitarët në fshat thonë se sherri mes të rinjve nisi në një lokal dhe kur situata është qetësuar disi, të rinjve u është zënë pritë në mes të rrugës e janë qëlluar me thika.

10172739_1047802998578887_9221268248168946786_n.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034639835357666