Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Gramshit.
Një debat midis dy të rinjve për arsye banale ka përfunduar dhe në nxjerrjen e armëve.
Sipas të dhënave nga policia ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali ku shtetasi Mikel Hoxha 28-vjeç ka nxjerr armën dhe ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin me inicialet A.H 35-vjeç.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Gramshit dhe është jashtë rrezikut për jetën.