INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr në PD, In Tv sjell debatin e plotë mes Berishës, Topalli e Bregut

Sherr në PD, In Tv sjell debatin e plotë mes Berishës, Topalli e Bregut

Publikuar më: 15:38 16-01-2017

Mbledhja e grupit e Partisë Demokratike është shoqëruar me debate lidhur me vendimin mbi bojkot apo jo të Parlamentit. Edhe pse në krye të herës kryetari Lulzim Basha ka kërkuar bojkot dhe rikthimin e protestave, disa deputetë demokratë kanë kundërshtuar këtë sugjerim, e që në fund është kthyer në vendim për opozitën. Grupi demokrat vendosi intesifikim të luftës parlamentare, me një qëllim të vetëm, garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
In Tv sjell debatin e plotë mes deputetëve demokratë, ku kësaj here është përfshirë dhe lideri historik Sali Berisha.
Genc Ruli:
“Për të arritur zgjedhje normale ja vlen dhe të shtyhet data zgjedhjeve”.
Aldo Bumçi:
“Duhet të pregatisim variantin tonë. Nëse e nisim ta përfundojmë aksionin, prandaj duhet të kemi kujdes në vendimarrje”.                        
Jozefina Topalli:
“Jam kundër bojkotit të Parlamentit”.
Edmond Spaho:
“Të dalim nga Parlamenti për presion, kemi memorandum me 22 parti”.  
Majlinda Bregu:
“Nuk jam për të bojkotuar Parlamentin. Na e thuaj zoti Kryetar, sepse ke bërë turin nëpër degë. A jemi në gjendje të organizojme protesta. Se ne duhet të ishim duke punuar me degët?                   
Arben Ristani:
“Të përshkallzojmë me bojkot e protesta”.
Sali Berisha:
“Pika me kritike në 4 vjet. Dekriminalizimi, sakrifikuam 6 muaj por në fund ia dolëm. Sot i gjithë territori me banda të Ministrave deputeteve.  Opozita të përdorë tërë potencialin për zgjedhje të lira e të ndershme.                        
Të mos fokusohemi të bojkoti i Kuvendit por tek strukturat. Parimisht jam kundër bojkotit të Kuvendit”.                      

Article Logic
Execution time: 0.0024490356445312