INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Majlinda Bregu i “përvishet” Bashës

Majlinda Bregu i “përvishet” Bashës

Publikuar më: 13:45 14-09-2016

Në mbledhjen e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka nisur një debat në lidhje me humbjen në Dibër.
Disa deputetë kanë nisur të diskutojnë se për humbjen duhet bërë një analizë e pastër. Më e ashpër mësohet se ka qënë deputetja Majlinda Bregu, e cila tha se opozita nuk duhet largohet përgjegjësive. Madje Bregu i është drejtuar Bashës duke i thënë se nuk mund të presin t'iu shkelë syrin LSI apo të bëje fushatë Kreshnik Spahiu.
Në debat janë përfshirë dhe deputetë të tjerë.

Ja disa pjesë:
Deputeti Eduard Selami: Duhet bërë analizë e pastër për humbjen. Të thirret Këshilli Kombëtar për të analizuar zgjedhjet.
Majlinda Bregu: Nuk mund t’u largohemi përgjegjësive!
Selami: Zgjedhjet në Dibër, për gabimet tona. Pse duheshin aleatë ata që kanë qenë kundër PD-së?
Roland Keta: Sekretari organizativ i PD-së, Eno Bozdo është arrogant! Duhet të shkarkohet!
Lulzim Basha: Duhet një analizë e thellë dhe e ftohtë.

Majlinda Bregu: E dija boshllëkun që do të linte ikja e Berishës.
Majlinda Bregu: Do vazhdojmë të themi se na vodhën? Është fatalizëm! Nuk mund të presim të na shkelë syrin LSI. Nuk mund të presim të bëjë fushata Kreshniku. Dasma nuk bëhet me krushq, krushqit përcillen. Në 2005-ën PD fitoi, pasi fitoi luftën me vetveten. Unë nuk do pres fundin për të folur. Do doja shumë ta kuptoje këtë. Po s'e kuptove nuk është problemi im.
Imami: I bindur se nuk po veprohej drejt, s’erdha në fushatë!
Majlinda Bregu: Si ka mundësi që nuk shtuam asnjë votë. Dhe i mori të gjitha Rama. Si ka mundësi që gjithë ai përqendrim atje nuk shtoi një votë. Nuk bëhet dasma me krushq. Krushqit përcillen me gëzim. Do vazhdojmë të themi na vranë, na vodhën. Ky është fatalizëm. Dhe jo shprese. Në 2015-ën na shmangët nga fushata vendore. Kam shkuar vetë në Dibër dhe na hoqët nga lajmi. Si dikur Mehmet Shehun. Kjo parti fitoi në 2005-ën Kur vendosi të fitonte luftën me vetveten.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328