INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr në shkollë: Vlonjati 14-vjeçar i ngul thikën në bark një...[FOTO]

Sherr në shkollë: Vlonjati 14-vjeçar i ngul thikën në bark një...[FOTO]

Publikuar më: 15:55 23-11-2017

Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur paraditen e sotme, një 14-vjeçar ka nxjerr thikën  gjatë një sherri dhe ka plagosur personin me të cilin po grindej. Kjo ngjarje ka ndodhur për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Marigo Posio” në lagjen Çole të Vlorës. Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin paraditen e sotme për motive të dobëta, sherri ka degjeneruar në nxjerrjen e thikave. Ky sherr ka ndodhur mes dy të miturve njëri 14 dhe tjetri 16-vjeç, ku ky i fundit është goditur me thikë në bark.

Arsyet e grindjes së dy të rinjve nuk dihet akoma, por policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Për më shumë shikoni njoftimin e policisë:

Vlorë, Informacion paraprak

Më datë 23.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se, në lagjen ''1 Maji'', është goditur me mjet prerës në bark, shtetasi V.Ç., 16 vjeç, prej shtetasit A.N., 14 vjeç. Shtetasi i dëmtuar është transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe mjeti prerës (thikë), i përdorur prej autorit. Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasin A.N., për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarje.

WhatsApp-Image-2017-11-23-at-14.31.13.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822