INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr për “babanë”, Ema Andrea dhe Shkelzen Berisha akuza në facebook

Sherr për “babanë”, Ema Andrea dhe Shkelzen Berisha akuza në facebook

Publikuar më: 11:21 25-04-2016

Ema Andrea e quajti “fashist" Sali Berishën, pas kërkesës së ish Kryeministrit për tu paisur me armë qytetarët. Por ky cilësim u pasua me deklaratën e fortë të djalit të tij, Shkëlzen Berisha, i cili e cilësoj atë si: “vajza anonime që ka marrë përsipër drejtimin e klubit të Rilindjes”.

Por Andrea nuk mund të qëndrojë në heshtje. Nëpërmjet një statusi në facebook, Andrea i dha përgjigje deklaratës se Shkëlzen Berishës.

“Zotni,mos fyej fjalën e lirë, dhe mos u përpiq të përdoresh emrin tim as për pisllëqet politike e as për për dëlirë!!

Qetësohu lutem, përmbahu se nuk ta shava babin!! Lutem mos guxosh, vetëm se ta lejon statusi i birit, të më japësh përkatësi, që nuk i kam!! Jemi në demokraci ku secili shpreh mendimin e vet ,pa fyer e pa nxjerrë përfundime paraqende'!”.

E në fund Ema Andrea bën këtë urim:

Uroj paqje Zotni për ty e për familjen e çdo shqiptari!! Të fala nga shtëpia!!"

Ndërsa Shkëlzen Berisha tregoj një tjetër anë të tij, kur ju përgjigj me poezi Ema Andreas.

“E mbushi oborrin

Që të dëfrejë mbretin

Me lolo e gaztorë

Që gajasin miletin

Homazh për artistë me famë , kurtizanë të rilindjes

P.S paqja qoftë me ty dhe të fala dyfletëshit”.

Article Logic
Execution time: 0.0043621063232422