INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr për fanellën? Ronaldo zbulon bisedën me Cuadradon për numrin shtatë

Sherr për fanellën? Ronaldo zbulon bisedën me Cuadradon për numrin shtatë

Publikuar më: 08:12 23-08-2018

Cristiano Ronaldo dëshironte të mbante nr 7 në fanellë pas trasnferimit te Juventus. Sapo ka mbërritur në Torinoportugezi i kishte kërkuar leje Juan Cuadrados para se ta merrte fanellën me numrin shtatë në Juventus. Para transferimit të Ronaldos, kishte qenë Cuadraro ai që e mbante numrin shtatë, por ai ia dhuroi yllit portugez numrin e tij me shumë kënaqësi.

Ronaldo u transferua këtë verë në Juventus nga Real Madridi për 105.3 milionë euro. Gjatë karrierës së tij, ai kishte mbajtur numrin shtatë edhe në Manchester United dhe në Kombëtaren e Portugalisë. Pesë herë fituesi i Topit të Artë e ka bërë veten të njohur edhe me nofkën “CR7” dhe për këtë arsye kolumbiani Cuadrado nuk e pati aspak të vështirë t’ia japë numrin e vet portugezit.

“Natyrisht, ky është numri im i preferuar. Në fillim, kam biseduar me klubin dhe me Cuadradon sepse ai e kishte numrin shtatë.Ai më tha: ‘Për mua, nuk është problem. Është kënaqësi për mua të ta japë numrin shtatë, fanellën time. U habita për të mirë, sepse klubi më ndihmoi dhe Cuadrado pranoi lehtësisht. Jam shumë i lumtur me numrin shtatë”.

Cuadrado tani ka marrë numrin 16 dhe luajti përkrah Ronaldos në ndeshjen e parë të sezonit, të cilën e fituan me rezultat 3-2 kundër Chievos.

Article Logic
Execution time: 0.0032730102539062