INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr për motive banale, 2 të plagosur në Durrës

Sherr për motive banale, 2 të plagosur në Durrës

Publikuar më: 21:15 31-03-2016

Pas një sherri të nisur për motive banale kanë mbetur të plagosur 2 persona, të cilët janë dërguar menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5, pranë tregut, në Durrës. Burime nga policia bëjnë me dije se personat e plagosur janë shtetasit me iniciale E.Z dhe E.Ç

Ndërkohë, forcat e rendit kanë shoqëruar disa persona në cilësinë e dëshmitarëve dhe vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0033571720123291