Olti Curri ka qenë I ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të folur rreth qytetit të tij të lindjes, Durrësi. Ai gjatë mbrëmjes ka treguar se i vjen shumë keq që e sheh qytetin e tij të transformuar.
Por ndër të tjera, moderatorja e njohur e ka pyetur nëse merren me të tjerët durrsakët, opinionisti i njohur ka treguar që jo, por ai thjesht merret me fenomenin dhe nuk ka asgjë personale me askënd.
“Jo nuk merrem me të tjerët. Nuk merrem me personalen, merrem me profesionalen. S’i kam hyrë kujt në familje. Pse doni lavdërime ju durrsakët... Të gjithë duan të ndihen të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm, të paparë, por jo…”, është shprehur Olti Curri.