Sherret mes reperëve nuk janë një çudi e madhe në tregun e muzikës sonë dhe jo vetëm.
Ledri dhe Noizy nuk kanë pasur raportet më të mira të mundshme por gjakrat mes reperëve duket se janë qetësuar dhe vijojnë një shoqëri normale.
Reperi duket se ka surprizuar vajzën e Ledrit me një super dhuratë dhe dedikim nga firma e tij e rrobave që ka hapur.
Bashkangjitur me dhuratën Noizy shkruan:
Vogëlushja Poem Blu. Mirë se erdhe në botë! Shpresojmë që të rritesh e fortë dhe e zgjuar sa edhe e bukur. Thuaji mamit dhe babit t’i lajnë rrobat në lavatriçe në 30 gradë, sa herë që të ndjesh se nuk mund ta mbash qumështin e mamit në stomak -ka shkruar Noizy me stafin e tij.