INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherri Enca-Noizy? Varrosi rrëfen për herë të parë të vërtetën

Sherri Enca-Noizy? Varrosi rrëfen për herë të parë të vërtetën

Publikuar më: 10:31 23-04-2017

Prishja e miqësisë së Noizyt dhe Encën me shumë mundësi ka qenë një ndër lajmet më të komentuara për sa i përket shoëbiz-t. Papritur pa kuptuar dy këngëtarët e njohur “shpërthyen” në akuza dhe fyerje ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale, por arsyeja nuk ishte e qartë pasi të dy kishin versione të ndryshme.

Por si ka nisur dhe vazhduar e gjithë kjo histori? Reperi i grupit OTR, Varrosi, ka folur për herë të parë në “Thumb”, ndërsa ka treguar se, “Për Encën kam shumë respekt, i kemi marrëdhëniet shumë të mira. Thjesht nuk kam qejf përçarjet në grup”. I pyetur se pse po ndërmjetëson konfliktin mes dy kolegëve, ai u shpreh, “Siç e thashë, jam edhe në sulm, edhe në mbrojtje për grupin”.

Megjithatë, Varrosi është shprehur se të vërtetën e sherrit të famshëm as ai nuk e di. “Pasha Zotin as vetë nuk e di, sepse e mbajnë shumë sekret. Sepse sekrete ka edhe në familje”, është shprehur reperi, ndërsa ka thënë se në këtë histori, “Sigurisht që mbaj anën e Noizy-t, por ama edhe Encën e dua shumë”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035400390625