Si çdo të premte në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, u diskutuan ngjarjet më të “nxehta” të ndodhura gjatë javës në reality show-n “Për’puthen”. Një nga momentet që bëri bujë ishte debati i Sindit me konkurrentët dhe opinionistin, Arjan Konomi.
E ftuar në studio ishte ish-konkurrentja e “Për’puthen 1”, Margaret Shllaku, e cila tha se Sindi po mbështet dhe nxitet nga një partner, Loco ose Atdheu.
“Ky shpërthim i saj më ka befasuar. Një person që është kamufluar pas virgjërisë si e ndrojtur, me pak fjalë e komente. Tani është një person tjetër, qoftë edhe me videot që poston në rrjetet sociale. Është e dukshme që djemtë e larguar kanë lënë një ambasadore në studio. Unë prisja të ikte pas Locos, edhe nëse jo çift, të njiheshin jashtë”, tha ajo.