INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherri masiv në klub! Zbulohet arsyeja pse AZET iu vërsul fansit me grushte[VIDEO]

Sherri masiv në klub! Zbulohet arsyeja pse AZET iu vërsul fansit me grushte[VIDEO]

Publikuar më: 16:06 25-07-2019

AZET është një nga reperët më të njohur me origjinë kosovare në Gjermani. Si i tillë, artisti ka vendosur që së fundmi të zhvillojë një tur ballkanik i quajtur “Super Plus Balkan Tour”.

Pjesë e datave të koncerteve ishte edhe qyteti i Prizrenit në ditën e djeshme. Por, përveç festës me fansat e tij Azet duekt se ka pasur edhe një përplasje.

Nga videot e para u kuptua se reperi I është vërsulur një fansit të tij me grushte dhe e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e sigurimit.

Prive.al nëpërmejt informacioneve ka mësuar se sherrin e ka provkuar një person në gjendje të dehur, I cili në vazhdimësi ka provuar duke gjuajtur në drejtim të skenës akull e ujë, dhe më tej i është afruar edhe reperit me synimin për të shkaktuar përplasje.

Azet, nuk i ka ‘falur sekondin’ personit që dëshiroi ta sulmojë duke e grushtuar, siç vërehët në videon e mëposhtme që po qarkullon në rrjete sociale.

Mësohet se incidenti ka mbaruar me kaq për faktin se përpos sigurimit të artistit, ka ndërhyrë edhe sigurimi i diskotekës duke e nxjerrë jashtë të pranishmin në gjendje të dehur.

Article Logic
Execution time: 0.0019910335540771