Sherri më i ri në showbiz është ai mes Chris Brown dhe Soulja Boy dhe molla e sherrit është ish e dashura e Chris, Karrueche.
Pasi Brown i shpalli sfidë soulja Boy-t për tu ndeshur të dy në një ndeshje boksi, ai e ka mirëpritur këtë sfidë. Madje ka nisur të marrë leksione boksi nga boksieri i talentuar Floyd Mayweather.
Soulja thotë se Floyd do ta ndihmojë ta fitojë këtë ndeshje dhe Floyd insiston se të dy do të fitojnë paratë të cilat mendohet se do të jepen për bamirësi. Urojmë që kjo ndehsje të zgjidhë edhe konfliktin e dy djemve.