Viti i ri por fillim i vrazhdë.
E tillë ka nisur 2017-a për Chris Brown dhe Soulja Boy. Yjet e muzikës Hip Hop janë bërë pjesë e një “lufte” në mediat sociale dhe shkaku ka qenë thjesht një like “pëlqim” që Soulja Boy i ka bërë ish të dashurës së Chris Brown, Karruece Tran.
Kjo mesa duket e ka tërbuar Brown i cili duket se nuk e ka harruar ende ish-in e tij dhe e ka ofenduar reperin duke e quajtur si dikush që pretendonte se ishte reper . Ai gjithashtu e sfidoi duke i shpallur luftë.
“Chris Brown thjesht më thirri dhe më tha se më kishte shpallur luftë vetëm sepse pëlqeva një foto të Karrueches në Instagram””, shkroi Soulja Boy në Twitter.
Pas kësaj kanë vazhduar postimet me ofendime dhe kërcënime (statuse dhe video) ndaj njëri-tjetrit nëpër rrjete sociale.
Madje situata ka arritur deri aty saqë Brown ka kërcënuar Souljan se do t’i kërkojë një boksieri profesionst për të bërë ndeshje mes tyre.
Nga ana tjetër, Soulja Boy i ka kujtuar Brown-it atë që i ka bërë Rihannas para disa vitesh si dhe e ka akuzuar si përdorues droge.
Gjatë ditës së sotme ka ardhur edhe reagimi i “Mollës së sherrit” Tran. Ajo iu ka sqaruar djemve se thjesht po bën jetën e saj dhe do që ta lënë të qetë.
Por jemi të sigurtë se dueli mes dy djemve nuk do të mbarojë me kaq.