Roza Lati dhe Aurela Hoxha kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike ditët e fundit për shkak përplasjeve të njëpasnjëshme.
E gjitha nisi kur Roza e cilësoi Aurelën si një njeri fallco, plastikë brenda e jashtë, ndërsa kjo e fundit i kujtoi se mezi ndante qeranë me të dashurin dhe se gjoksin e kishte bërë me “klering”.
Roza i është përgjigjur duke i prezantuar “dy të dashurit” e saj, por reagimi i Aurelës është kaq “injorues” ndaj Rozës. Aurela ka postuar një video në “instagram” në të cilën shfaqet mjaft seksi saqë i ka lënë të gjithë “pa mend” në versionin e saj të “Booty” nga Jennifer Lopez dhe Iggy Azalea. Por Aurela ka dhënë edhe një premtim, ky është postimi i fundit nga pushimet e saj në Maldive. Me siguri Roza se ka pritur mirë këtë!