INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherri me thika në Borsh, dëshmitari: U zunë pritë dhe i sulmuan me thika

Sherri me thika në Borsh, dëshmitari: U zunë pritë dhe i sulmuan me thika

Publikuar më: 08:56 26-07-2017

Shtatë është numri i personave që mund të jenë përfshirë në sherrin e ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme në Borsh të Sarandës, ku si pasojë ka ndërruar jetë një 31-vjeçar dhe janë plagosur tre të tjerë.

Ndër të plagosurit, 24-vjeçari E.O. raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa në fshat thuhet se pasi ka nisur sherri në një lokal dhe situata është qetësuar disi, të rinjve u është zënë pritë në mes të rrugës e janë qëlluar me thika.

“Unë nuk e di për çfarë janë zënë. Thuhet se mbas sherrit që nuk e di ku nisi, njëri nga grupet i ka bërë pritë në rrugë dhe i kanë goditur ata të grupit tjetër. I kanë bërë copa me thika. Këtu kanë marrë goditjen e fundit, tek rruga që të çon për në plazh”, – thotë dëshmitari. Ai thekson faktin se ambulanca u vonua shumë për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve.

Ndërkohë mësohet se policia ka arrestuar njërin prej autorëve të dyshuar për këtë konflikt.

Article Logic
Execution time: 0.0036208629608154