Mjaftoi një pyetje e bërë në emisionin e Roza Latit ku i ftuar ishte Erik Fullani që ky i fundit të shprehte inatin që kishte ndaj Bledi Manes dhe një shkrimi të tij të para disa viteve për familjen Fullani.
Por ishte e menjëhershme replika e Manes i cili i kushtoi sërish një shkrim të gjatë “çështjes Fullani”.
Kjo vetëm sa i nxehu edhe më keq gjakërat mes tyre duke bërë Erikun të dalë nga vetja dhe duke shkruar në faqen e tij të Insatgram fyerje të rënda për gazetarin i cili e ka sulmuar në shkrimet e tij.
Por statusi i fundit i Fullanit si duket kishte përmbajtje aq të rëndë saqë Instagram u detyrua t’ia hiqte duke e cilësuar si të papërshtatshëm për standartet e tij.