INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherri mes Fationit dhe Erit, ish-konkurrentja Ana e thotë TROÇ: Djali i ri ka hyrë me shpatë në dorë që... [FOTO]

Sherri mes Fationit dhe Erit, ish-konkurrentja Ana e thotë TROÇ: Djali i ri ka hyrë me shpatë në dorë që... [FOTO]

Publikuar më: 15:35 22-01-2021

Para disa ditësh pati një sherr të fortë në emisionin “Për’puthen” mes konkurrentit të ri, Erit dhe konkurrentit tjetër, Fation. Ata kaluan në ofendime mes tyre e madje pati edhe tentativë për përplasje fizike. Kjo ishte një situatë që e detyroi produksionin që të pezullonte djemtë nga emisioni.

Madje edhe ata vetë reaguan pas ngjarjes aspak të këndshme, ku Fationi zbuloi se nuk do të jetë më pjesë e “Për’puthen”, ndërsa Eri kërkoi ndjesë publikisht.

Sot ky sherr që bëri menjëherë bujë u komentua në emisionin “Shqipëria Live”, ku ishte e ftuar edhe ish-konkurrentja, Ana Lleshi. Kjo e fundit u shpreh se Eri “është futur me shpatë në duar që të provokojë Fationin”.

“E ndoqa kur u prezantua Eri. Unë them që kushdo që hy aty të mos futet me shpatë në duar. Që në fillim ai i tha Fationit: ‘Do të vij te tij, do të të vij radha’. Ishte strategji e tij që të nxirrte Fationin nga vetja. Qa i intereson atij se çfarë ka bërë Fationi, ka hyrë aty për të njohur atë apo vajzat. Të futesh tani në “Për’puthen” që është kulmi i saj, duhet që të kesh një strategji për të dalë në pah”, tha Ana.

Article Logic
Execution time: 0.0033178329467773