Gazetari dhe komentatori i njohur i futbollit Dritan Shakohoxha ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin e gatimit “Kripë dhe Piper”.
Shakohoxha tregoi se gatimi është gjithashtu një pasion që ai ka, madje ai u shpreh se po të mos ishte komentator do bëhej kuzhinier.
Përveç gatimit ai bëri edhe parashikimin e tij lidhur me skuadrën që mund të fitojë botërorin “Rusi 2018”, nuk munguan as batutat dhe të qeshurat të cilat e bënë më të bukur emisionin.
Duke u nisur nga debati i Ilda Bejlerit me Mustafa Nanon, lidhur me veshjen e saj, Shakohoxha u pyet nga Indriti nëse duhet diskutuar tema e veshjes?
Komentatori i njohur u shpreh se Ilda është super gazetare, shumë profesioniste dhe me një karrierë prej 13-vitesh si gazetare, pra sipas Dritan Shakohoxhës, nuk është nevoja për të diskutuar çfarë ka veshur Ilda.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: