INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherri mes Noizy dhe Cozman, motivi mendohet të jetë…  [FOTOVIDEO]

Sherri mes Noizy dhe Cozman, motivi mendohet të jetë… [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 10:54 14-09-2016

Inate të vjetra, sherr i ri...

Konflikti mes dy klaneve Babastars dhe OTR u duk sikur kishte marrë fund por këtë herë “molla e sherrit” dukej se ishte ish-i  i reperit kosovar Cozman, Tuna Sejdiu. Ky i fundit u nda nga këngëtarja pasi Noizy deklaroi në emisionin " 6 ditë pa Ermalin" se kishte fjetur me Tunën.

Edhe pse kanë kaluar muaj, Cozman duket se ka pritur momentin e duhur për të marrë hak ndaj reperit. Kështu, të martën, në njërin prej ambienteve më të njohura në Prishtinë, aty ku ishte vendosur edhe Noizy me shokët e tij para koncertit, ndodhi përplasja mes grupeve e cila u shoqërua edhe me të shtëna armësh. Për fat të mirë pati vetëm të plagosur edhe pse tashmë është ngacmuar sërish plaga e vjetër. Noizy është detyruar të bëjë një ndërhyrje urgjente kirurgjikale për të hequr plumbin që i kishte prekur regjionin gluteal të djathtë.

Edhe pse gjëndja e tij është stabilizuar,  mjekët e kanë paralajmëruar  se nuk është në gjëndje për të shkuar në koncert pasi ekzistonte rreziku i ndonjë infeksioni, por Noizy nuk kishte ndërmend që ta anullonte edhe koncertin e  dytë. Ndërkohë i plagosur është edhe shoku i tij, Denisi i njohur me emrin e  artit, Varrosi.

Sikurse nuk mendohej, reperi shqiptar ka qenë mjaft energjik në koncert ku dhe ka kënduar këngën “Jena Mbretër” , këngë kundër Babastars dhe pjesën ku shan këtë grup e ka rikthyer mbi katër here duke marrë edhe mbështetjen e publikut.

Edhe pse Tuna mund të ketë qenë shkak i kësaj përleshjeje, ajo ka bërë tërësisht indiferenten ndaj çështjes. Ky sherr mes dy grupeve ndodhi pikërisht dje që ishte 20 vjetori i vrasjes së reperit 2 Pac. 

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877