Pas bashkëpunimit në këngën “Vibe” në vitin 2010, Dafina Zeqiri dhe Tuna duket se ndërprenë komunikimin me njëra-tjetrën.
Por pasi Tuna u bë nënë, dy këngëtaret u shfaqën në shoqërinë e njëra-tjetrës ku treguan se janë mikesha të mira.
Duket se miqësia e tyre vazhdon të qëndrojë e fortë, dhe këtë na e ka treguar Dafina në Instagramin e saj.
Ajo ka postuar një Insta story ku tregon suportin e saj për projektin më të fundit muzikor të Tunës, “Chunga”.
“Tuna Sejdi me mikrofon përsëri”, ka shkruar Dafina teksa e ka shoqëruar shkrimin me emoj zjarri dhe duke i bërë thirrje ndjekësve të saj të dëgjojnë hitin më të fundit të mikeshës së saj.