Ka qënë fatal për 40 vjeçarin Shkëlqim Muça shpërthimi i uzinës së naftës në Ballsh një ditë me parë. Ai humbi jetën ndërsa 6 persona të tjerë janë plagosur. Shkak është bërë mosfunksionimi i një valvule sigurie të pompës së hidrogjenit. Për këtë ngjarje të rëndë ka folur dhe politika. Opozita akuzon se është bërë aferë me këtë rafineri, kurse qeveritarët theksojnë se të djathtët çdo ngjarje e shfrytëzojnë politiksht.