INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sheshi “Skënderbej” i tejmbushur me vizitorë një ditë pas inagurimit [FOTO]

Sheshi “Skënderbej” i tejmbushur me vizitorë një ditë pas inagurimit [FOTO]

Publikuar më: 10:41 11-06-2017

Edhe pse hapja zyrtare u bë dje në mbrëmje, “Sheshi Skëndërbej” ka qenë edhe sot një nga pikat më të vizituara të Tiranës. Qindra qytetarë kanë shuar kureshtjen e tyre teksa kanë vizituar për herë të parë apo të dytë sheshin simbol të bashkimit të shqiptarëve.

Përveç sheshit i cili shërben tashmë vetëm si pedonale, interes për vizitorët e shumtë kanë qenë shatërvanët si edhe pjesa e gjelbëruara dhe pyllëzuar rreth sheshit. Natyrisht që nuk kanë munguar as grupe të shumta turistësh të huaj, duke e kthyer tashmë sheshin kryesor të shqiptarëve në një atraksion të mirëfilltë turistik.

Sheshi u hap dje në mbrëmje përmes një ceremonie madhështore, ku morri pjesë edhe kryeministri Rama, ndërsa grupe folklorike nga të gjitha trojet shqiptare mbajtën të mbërthyer deri në mesnatë mijëra qytetarë.   

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486