INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sheshi ‘Skënderbej’ merr pamje Vjeneze[FOTO]

Sheshi ‘Skënderbej’ merr pamje Vjeneze[FOTO]

Publikuar më: 12:44 12-01-2018

Pas një organizimi vërtet Europian të Bashkisë së Tiranë për festat e fundvitit, sheshi  “Skënderbej”  përsëri edhe sot ka pësuar ndryshime të reja.

41 stola shumëngjyrësh janë vendosur në mënyrë të çrregullt në hapërsirën e sheshit.

Ato janë dhuratë nga Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe Raiffeisen Bank për t’i dhënë më shumë jetë e dhe pamje moderne sheshit metropolitan të shqiptarëve, por gjithashtu edhe mundësi për t’u çlodhur frekuentuesve të tij.

“Kjo dhuratë i jep më shumë shpirt sheshit. Sheshet janë objekte infrastrukture, urbanistike, por nëse nuk kanë shpirt, njerëz dhe jetë, bëhen të padobishëm për qytetin. Sapo është larguar fshati i festave, për t’ia lënë vendin një mobilimi të ri, më pranveror, për njerëzit që do kalojnë më shumë kohë në gjelbërim, ku do të ketë shfaqje opera në natyrë apo me hapjen e Muzeut, në prag të përgatitjeve për shumë aktivitete për vitin jubilar të Skënderbeut”, u shpreh kryebashkiakuVeliaj.

Sipas njoftimit të Bashkisë Tiranë, stolat “VIENA” janë prodhuar nga Muzeu “Quartier i Vjenës” dhe vlera për 36 stolat që iu dhuruan Bashkisë së Tiranës është 70’000 euro, ku TAP ka kontribuar me 42’000 euro dhe Raiffeisen Bank me 28’000 euro. Gjithashtu, edhe Ambasada e Austrisë në Shqipëri dhe Bashkia e Vjenës kanë dhuruar 5 stola të tjerë VIENA. Stolat shumë-ngjyrësh janë shumë popullor në qytetet evropiane.

srg_23.PNG

9ser_0-q234_q.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0046789646148682