INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sheshi “Skënderbej” thyen kufijtë e Shqipërisë, pjesë e Bienales së Arkitekturës në Çikago 2017

Sheshi “Skënderbej” thyen kufijtë e Shqipërisë, pjesë e Bienales së Arkitekturës në Çikago 2017

Publikuar më: 10:10 14-09-2017

Suksesi i Sheshit “Skënderbej” i thyer tashmë kufijtë e Tiranës dhe të Shqipërisë duke u përzgjedhur si një nga projektet më të mirë të cilët do të diskutohen në forumin më të madh të arkitektëve dhe të urbanistëve, sikurse është Bienalja e Çikagos. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka zbardhur detaje nga ky forum ku pritet të marrë pjesë edhe një grup ekspertësh nga Bashkia e Tiranës.

“Aktiviteti më i rëndësishëm i arkitekturës dhe i urbanistikës periodik është “Bienalja e Çikagos”, ku ne jemi përzgjedhur. Zakonisht shtetet përfaqësohen me pavijonet e tyre, por shpesh herë zgjidhen për një pavijon specifik për një gjetje, një krijim, një vepër  që provokon debat dhe konsiderohet unik nga ana e arkitekturës dhe impakti që ka pasur.

Ne në ditët e para të hapjes së Sheshit “Skënderbej” jemi zgjedhur për të pasur një pavijon të Sheshit “Skënderbej” edhe është ndoshta forumi më i madh i arkitektëve i urbanistëve. Unë si kryetar bashkie jam i ftuar të flas pak për komponentin urban dhe për mënyrën se si ka transformuar ekzistenca e atij sheshi shumë prej ngjarjeve në Shqipëri, le të themi që është si “Agora”, është shprehur Veliaj.

Bienalja e Arkitekturës së Çikagos është një nga evenimentet më prestigjioze në Amerikë, por edhe në botë, në fushën e arkitekturës, ku marrin pjesë një grup arkitektësh të përzgjedhur ndërkombëtarë. Në vitin 2015, Bienalja e Arkitekturës së Çikagos u vizitua nga më shumë se gjysmë milionë vizitorësh.

Article Logic
Execution time: 0.0028259754180908