INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shesin mend me veshje dhe marka false, stilisti i njohur i nxjerr ‘bllof’ dhe i demaskon publikisht [FOTO]

Shesin mend me veshje dhe marka false, stilisti i njohur i nxjerr ‘bllof’ dhe i demaskon publikisht [FOTO]

Publikuar më: 15:08 02-11-2018

Philipp Plein ka nisur një fushatë të gjerë për të demaskuar të gjithë ata persona/dyqane që blejnë apo shesin rroba false të markës së tij. Pjesë e kësaj fushatë janë bërë veçanërisht dyqanet online që janë rritur shumë në numër dhe pretendojnë se shesin mallra origjinale. Nëpërmjet disa postimeve në Instagram, ai ka paralajmëruar të gjithë ata që shesin dhe blejnë rroba false, të heqin dorë nga kjo gjë, pasi do të targetohen dhe demaskohen publikisht.

Philipp_Plein_by_Steven_Klein_col_2016.jpg

 

Në fakt stilisti e ka nisur fushatën në profilin e tij personal, ku ka publikuar foto të të gjithë atyre personave që kanë veshur rroba false që mbajnë logon dhe emrin e markës së tij. Gjetja e tyre ka qenë shumë e lehtë për Philipp Plein, i cili bëhet shpesh herë “tag”, në postimet në Instagram.

4.png

3.png

2.png

 

Kështu vetëm në Stamboll, ai kishte pikasur mbi 35 mijë foto me markën e tij të flasifikuar. Fushata vijon dhe ndër personat e demaskuar në profilin e tij renditen edhe të rinj nga Shqipëria, Kosova, Irani, Brukseli etj, që kanë pozuar me veshjet false dhe kanë etiketuar profilin e markës origjinale.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273