INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shëtitja është më e rehatshme kur ecën mbi 1000 dollarë!

Shëtitja është më e rehatshme kur ecën mbi 1000 dollarë!

Publikuar më: 14:58 04-01-2016

Të ndihesh rehat në ditët e sotme nuk është shaka dhe kushton jo pak.

Këtë e ka vërtetuar Nicole Richie teksa shëtit në Burbank me familjen e saj. Për këtë rast ajo preferoi të veshë një bluzë ngjyrë kafe, shall të madh të hedhur rreth qafës, një triko të lidhur tek beli, streçe të zeza  si dhe një  palë atlete Chanel të cilat kushtojnë plot 1.000 dollarë (ose më shume?).

Veshje e rehatshme për një ecje të gjatë, sidomos kur atletet mbajnë emrin e një firme mjaft prestigjoze. Mbase është përshtypja jonë, por duke i parë nga larg, a e justifikojnë ato atlete atë çmim? Jemi të sigurt se edhe një palë të tjera më të lira që nuk mbajnë të njëjtin emër dhe kanë një dizajn edhe më interesante  do jenë po aq të rehatshme kështuqë mos u ndjeni keq.

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822