Ata të dy janë një ndër çiftet më simpatikë në showbizz, por këtë herë Marina dhe Getoari u vunë në qendër të vëmëndjes për aksidentit që pësuan mbrëmjen e kaluar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Pallatit me shigjeta” teksa çifti po udhëtonte me makinën e tyre Audi. Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur edhe forcat e policisë.
Megjithatë, për fat të mirë ata të dy nuk kanë pësuar ndonjë lëndim. Madje janë shfaqur paraditen e sotme krah njëri-tjetrit dhe në gjëndje mjaft të mirë.
Të veshur sportivë moderatorja dhe reperi kanë dalë me qetësinë më të madhe për të bërë pazarin në zonëne Komunës së Parisit në Tiranë.