Pas përfshirjen në një aksident tragjik, që i mori jetën një personi, deputeti i PDIU Aqif Rakipi daljen e parë publike deputeti i Elbasanit e ka bërë për festën e Kurban Bajramit. Rakipi është shfaqur duke shpërndarë mish për të varfrit në qytetin e tij të lindjes.
Aqif Rakiti në facebook:
“Me rastin e festës të Kurban Bajramit dëshiroj tju uroj të gjithëve gëzuar mbarësi dhe mirësi për ju dhe për familjet tuaja. Sot sikurse në të gjithë Kurban Bajramet e tjerë familja jonë kreu ritin e prerjes të kurbanit. 50 deshë ishin të destinuar që të flijoheshin për Zotin në këtë ditë të bekuar dhe mishin e tyre i ndamë familjeve më në nevojë të qytetit tonë.
Duke shpresuar se kemi kënaqur sado pak këto shtresa në nevojë dhe kemi kthyer buzëqeshjen e të përvuajturve të lagjes në të cilën jam rritur ju uroj edhe një herë nga zemra Gëzuar Kurban Bajramin qoftë i begatë për të gjithë.
Me respekt Aqif Rakipi.