Ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano është shfaqur. Ai është parë duke lëvizur në Tiranë, bashkë me bashkëshorten e tij, Xhoana. Siç duket nga fotoja, ata kanë qenë duke kaluar nga zona e Astirit. Banorët e kësaj zone që prej muajsh janë në protestë për banesat e tyre, e kanë pikasur ish-kryeministrin dhe e kanë përshëndetur atë. Madje, mes tyre ka edhe nga ata që ngrenë dy gishta dhe të tjerë duartrokasin.
Ish-kryeministri ka bërë shenjën OK me gisht. Ndoshta kjo tregon se Nano është solidarizuar me protesën e banorëve të Unazës së Re.
duhet theksuar se pas tërheqjes nga politika daljet e Fatos Nanos janë minimale.