INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shfaqet për herë të parë pasi u infektua me Covid-19, ja si duket 'Sadna'! [FOTO]

Shfaqet për herë të parë pasi u infektua me Covid-19, ja si duket 'Sadna'! [FOTO]

Publikuar më: 13:27 13-09-2020

Pak ditë më parë aktorja e njohur indiane Sara Khan përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se është infektuar me koronavirus.

Sara tregoi se është karantinuar në shtëpinë e saj dhe po pret ta kalojë sa më shpejt virusin.

Së fundmi aktorja ka publikuar një foto nga karantina, ku shfaqet në dhomën e saj dhe duket në formë të mirë.

“Doja t’ju tregoja se jam mirë dhe inshallah shërohem sa më shpejt nga virus idiot. Jam e bekuar që kam urimet, dashurinë, kujdesin dhe suportin tuaj”-shkruan Sara krah kësaj fotoje.

Aktorja po qëndron në shtëpinë e prindërve të saj, por është kujdesur të mbajë distancën. Këtë e tregon edhe një video e publikuar nga motra e saj e cila e filmon Sarën në largësi teksa festojnë përvjetorin e martesës së prindërve të tyre.

FF626433-5123-472F-8A1B-9F4248B3D3F7-228x400.jpgCC9FD301-8319-4E4D-B8A9-10C53FEF17C6-300x375.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627