Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri thyen heshtjen.
Dhe këtë herë duket se po shijon verën, vetëm pak kohë pasi i shpëtoi arrestit në shtëpi.
Në faqen e tij në Instagram ish ministri ka postuar foto ndërsa duket se është duke u argëtuar me një kalë.
E madje në komentin e tij thotë se po shkon në Itali.
‘Iu futëm edhe detit, më puthi’ janë këto disa nga komentet që Tahiri u bën fotove ku është së bashku me kalin.
Ndërsa nuk kanë munguar edhe komentet ku dikush i shkruan :” Kujdes se do të kap radari”.